Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari pritet të kthehet të enjten

Ardon Jashari

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, pritet të paraqitet për herë të parë si titullar në ndeshjen për Kupë të Italisë kundër Lazios.

Kështu kanë raportuar mediumet e afërta me klubin kuqezi që drejtohet nga Massimiliano Allegri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja Lazio – Milan zhvillohet të enjten nga ora 21:00. I takon një të tetës së finales të Kupës italiane të futbollit.

Jashari ka luajtur për Milanin një ndeshje për Kupë të Italisë dhe një në Serie A. Më pas u lëndua rëndë.

Pas kthimit nga lëndimi, Jashari ka qëndruar në stol në katër ndeshjet e fundit të Milanit, por pa u aktivizuar.

23-vjeçari iu bashkua Milanit në verë nga Club Brugge për 35 milionë euro.