Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari, më i miri i LNZ Cherkasyt

Muharrem Jashari

Muharrem Jashari është zgjedhur lojtari më i mirë i pjesës së parë të sezonit, te skuadra ukrainase LNZ Cherkasy.

Klubi ukrainas ka njoftuar të enjten se sipas votave të tifozëve, mesfushori i Kosovës ka marrë 47.7 për qind të votave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e ka mposhtur bindshëm në konkurrencë portierin Eugene Kucherenko dhe futbollistin e krahut, Vladyslav Naumets. Jashari që ka shtatë paraqitje me Kosovën e një gol të shënuar me “Dardanët”, në 18 ndeshjet e para të sezonit me Cherkasyn realizoi katër gola e kontribuoi me pesë asistime.

Cherkasy pas 17 ndeshjeve të luajtura në elitën e futbollit ukrainas ka 19 pikë dhe zë vendin e dhjetë.