Futboll

Jashari bëhet futbollisti më i shtrenjtë në Belgjikë

Ardon Jashari

Faqja e specializuar për statistikat e lojtarëve, “transfermarkt”, ka bërë përditësim të të dhënave të futbollistëve. 

Dhe është ndalur në kampionatin elitar të Belgjikës, teksa ka shkruar për Ardon Jasharin.

“Ardon Jashari thyen rekordin rekordin në ‘Jupiler Pro League’”, ka njoftuar “transfermarkt” të enjten. 
Nga 436 lojtarë që luajnë në elitën e futbollit belg, përditësimi është historik. Në krye të listës është Ardon Jashari. 22-vjeçarit të Club Brugges nga 7 milionë euro iu rrit çmimi në 25 milionë euro. Tani ai kushton 32 milionë euro. Është çmimi më i lartë për një futbollist të kësaj lige, ka shkruar “Transfermarkt”. 

Mesfushori që përfaqëson Zvicrën vlerësohet lartë dhe po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane. 

Menaxheri belg, Bart Tamsyn, ka thënë se PSG-ja dhe Manchester City e kanë pasur në listë, ndërsa drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, është takuar personalisht me të.