Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari një hap larg transferimit te Milani

jashari

Mesfushori i Club Brugget, Ardon Jashari, është një hap larg transferimit te skuadra e Milanit. Jashari ka qenë një nga prioritetet për “kuqezinjtë” në afatin kalimtar të kësaj vere. Negociatat mes Brugget dhe Milanit nuk kanë qenë të lehta.

Mediumet italiane kanë raportuar se Milani do ta përmirësojë ofertën për Jasharin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Oferta e fundit që e bëri Milani ishte 32.5 milionë euro, plus 5.5 milionë euro bonuse. Tashmë nga 32.5 milionë euro, Milani do ta rrisë ofertën në 35 milionë euro. Ka gjasa që bonuset të ulen.

Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti.

Jashari ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Mesfushori edicionin e kaluar shkëlqeu te Brugge.

22-vjeçari, Jashari, i fitoi disa çmime individuale. I pati katër gola të shënuar e gjashtë asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat.