Trajneri i ekipit serb, Radniçki nga Kragujevci, Mladen Zhizhoviq ka vdekur të hënën mbrëma pasi kolapsoi në afërsi të fushës. Ai pësoi sulm gjatë ndeshjes me Mladostin në Luçani.
Ai u rrëzua në afërsi të fushës në mesin e pjesës së parë. Zhizhoviq u dërgua në spital, por për vdekjen e tij u njoftua 15 minuta më pas.
Zhizhoviq, që vdiq në moshën 44-vjeçare, si futbollist i kishte dy paraqitje për Bosnjë-Hercegovinën.
Si lojtar ishte te Tirana në vitin 2010.
Si trajner ka drejtuar edhe Shkupin në edicionin 2023/2024.
Artikuj të ngjashëm
-
Krimineli i vdekur Mladiq dhe Dodiku trazojnë sportin në Bosnjë-Hercegovinë
-
Çfarë kishte deklaruar Lucescu për Kosovën?
-
Vdiq trajneri legjendar rumun
-
Trajneri turk vdiq pas sulmit në zemër që e pësoi në aeroport, kishte bërë bujë edhe me deklaratat për Kosovën
-
Vdiq personi që ishte aksidentuar në Çagllavicë