Ish-sulmuesi i njohur turk, Nihat Kahveci, beson se nëse ndonjë skuadër ofron tetë milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit Ernest Muçi, atëherë Beshiktashi duhet ta lejojë shitjen e tij.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi, është pjesë e Beshiktashit nga muaji shkurt i vitit të kaluar. Ai u transferua nga Legia e Varshavës për dhjetë milionë euro.
“Nëse ka një ofertë për Muçin, nëse ofrojnë tetë milionë ose më shumë, Beshiktashi duhet ta shes menjëherë. Beshiktashi pagoi dhjetë milionë euro”, ka thënë Kahveci, shkruan të hënën mediumi turk “Sporx”.
Muaj më parë u raportua nga shumë mediume turke që Muçi do të largohet në këtë verë nga gjiganti turk. Te Beshiktashi luan edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
24-vjeçari Muçi me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Ai në 38 ndeshjet e zhvilluara në edicionin 2024/25 realizoi shtatë gola dhe bëri katër asistime.