Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Beshiktashi i hapur të dëgjojë oferta për Muçin

Ernest Muçi

Skuadra e Beshiktashit do të dëgjojë oferta për sulmuesin e Shqipërisë, Ernest Muçi në afatin kalimtar të janarit. Kështu ka raportuar të martën mediumi turk “Futboo”.

Për largimin e Muçit është pajtuar edhe trajneri Giovanni van Bronckhorst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Holandezi Bronckhorst nuk është i lumtur me paraqitjet e reprezentuesit të Shqipërisë këtë edicion.

23-vjeçari Muçi në tetë ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Pjesë e gjigantit turk, Beshiktash është prej muajit shkurt. Ai u transferua nga Legia e  Varshavës për 10 milionë euro.