Irlanda do të luajë ndeshjet kundër Izraelin në Ligën e Kombeve, ndonëse në nëntor të vitit të kaluar
Federata e Futbollit e Irlandës miratoi me shumicë votash mocionin për t’i bërë thirrje UEFA-s të përjashtojë Izraelin nga garat.
Federata e Futbollit e Irlandës në deklaratën pas shortit të tërhequr të enjten në Bruksel, bëri të ditur se do të përballet me Izraelin.
Në Grupin B3 me Irlandën e Izraelin janë edhe Kosova dhe Austria.
Në shtator, pati raportime se UEFA mund të vendos në votim nëse do ta pezullojë Izraelin nga garat.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë pas njoftimit të paqes për luftën në Gaza.
“Janë zhvilluar konsultime me zyrtarët e UEFA-s, federata njeh që rregulloret e UEFA-s përcaktojnë se nëse një federatë refuzon të luajë një ndeshje, atëherë ajo ndeshje do të humbasë dhe mund të merren masa të mëtejshme disiplinore - duke përfshirë edhe diskualifikimin e mundshëm nga gara”, shkruan në komunikatën e Federatës së Futbollit të Irlandës.
Kosova në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën
Kosova do të ballafaqohet në Grupin B3 me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën në edicionin 2026/2027 të...-
Zhvillime të reja rreth ndeshjeve në grupin e Kosovës
-
Vendim i papritur i irlandezëve për ndeshjen me Izraelin, zgjedhin Serbinë
-
Irlanda e organizon në terren neutral ndeshjen me Izraelin
-
Me Izraelin do të luajnë Kosova e Irlanda, irlandezët kanë nisur me veprime protestuese
-
Irlandës i bëhet thirrje të mos luajë kundër Izraelit