Kosova do të ballafaqohet në Grupin B3 me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën në edicionin 2026/2027 të Ligës së Kombeve.
Shorti është tërhequr të enjten në Bruksel, ndërsa Kosova do të paraqitet në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova për herë të parë do të garojë në Ligën B. Një herë ishte në Ligën D dhe tri herë rresht në Ligën C.
Edicioni 2026/2027 i Ligës së Kombeve është i pesti i garës së dytë për nga niveli i garës kontinentale për ekipe përfaqësuese.
Kosova ishte në vazon e katërt së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se Austria është favorite e Grupit. Ai ka thënë se Kosova synon të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova është në Grupin B3 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.
“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, ka thënë Foda për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Përballja kundër Austrisë do të jetë e veçantë për selektorin e Kosovës, Franco Foda.
Foda kishte drejtuar Austrinë nga viti 2017 deri në vitin 2022.
Ndërkohë, selektor i Kosovës është prej vitit 2024. Nën udhëheqjen e Fodas, Austria u kualifikua në “Euro 2020”, që u organizua në 11 shtete të ndryshme.
“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luaj kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, ka theksuar Foda.
Kalendari do të mësohet të premten, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë të Ligës së Kombeve janë prej 24 deri më 26 shtator të këtij viti. Xhiroja e dytë është prej 27 deri më 29 shtator, ndërsa e treta prej 30 shtatorit deri më 3 tetor. Menjëherë prej 4 deri më 6 tetor është xhiroja e katërt, ndërsa dy xhirot e fundit të fazës grupore janë prej 12 deri më 14 nëntor dhe prej 15 deri më 17 nëntor.
Kosova kaloi në Ligën B duke e mposhtur para një viti Islandën në dy ndeshje të plejofit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar shortin e tërhequr të enjten në Bruksel. Ai ka thënë se kundërshtarët e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve nuk janë të lehtë.
Kosova është në Grupin B3 të Ligës B me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.
“Nuk ka short apo kundërshtar të lehtë. Secili ekip është kualifikues. Janë si ndeshje eliminatore. Përballja me Austrinë do të jetë eksperiencë, pasi nuk jemi përballur asnjëherë. E kuptojmë që janë të fortë. Me Izraelin jemi përballur, e njohim, kurse ndaj Irlandës duhet të luftojmë për të fituar”, ka thënë Ademi për KOHËN të enjten.
Ai ka komentuar edhe përballjen e selektorit të Kosovës, Franco Foda, me Austrinë, përfaqësuese të cilën e kishte udhëhequr drejt kualifikimit në “Euro 2020”.
“Foda e njeh Austrinë, ka qenë pjesë e tyre dhe e njeh karakterin. Nuk do të jetë e lehtë, por uroj që gladiatorët tanë të jenë në formën më të mirë. Duhet të jemi 100 % në formë. Besoj se mund të bëjmë gjëra të duhura në këtë grup. Por ne nuk kemi nevojë t’i frikësohemi më askujt. E kemi dëshmuar tashmë këtë kundër kundërshtarëve që i kemi pasur”, ka theksuar Ademi.
Megjithatë, Ademi ka theksuar se fokusi është fillimisht te ndeshja me Sllovakinë.
Kosova ndaj Sllovakisë luan më 26 mars. Ndeshja Sllovaki – Kosovë i takon gjysmëfinales për Kupën e Botës 2026. Ndeshja luhet në Bratislavë.
“Sigurisht që mendja është për ndeshjen ndaj Sllovakisë, pastaj janë ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Ademi.
Në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve, 2024/2025, në grup në Ligën C ishte me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë. Kosova përfundoi e dyta, pas Rumanisë. Pozita e dytë ia siguroi plejofin. Ndeshjen e 15 nëntorit të vitit 2024, ndaj Rumanisë, “Dardanët” e humbën me rezultat zyrtar. Futbollistët lëshuan fushën në fund të ndeshjes, kur nisën thirrje “Serbi, Serbi”. Por vendimi në tavolinë nuk arsyetoi vendimin e lojtarëve në fushë.
Te Përfaqësuesja e Izraelit e shohin të balancuar grupin.
“Short sfidues me përfaqësuese të shkëlqyera. Për mua, fokusi mbetet tek ekipi im dhe kualitetet që kemi. Besoj fuqishëm në aftësinë tonë për ta arritur ‘Euro 2028’. Liga e Kombeve është një prej rrugëve për të arritur aty dhe do të bëjmë çdo gjë. Pres nga vetja dhe lojtarët që në kampanjën e tretë së bashku të kemi sukses dhe të përmirësohemi aty ku ka nevojë. Dhe mbi të gjitha, shpresoj të kthehemi të luajmë para tifozëve tanë në Izrael që nga shtatori”, ka deklaruar Ran Ben Shimon, përzgjedhësi i Izraelit në futboll.
Përzgjedhësi I Irlandës e ka vlerësuar shumë të fortë grupin.
“Është grup interesant. Do të jetë vështirë për ne, kemi kundërshtarë të fortë. Dhe madje Kosova, që ishte me renditjen më të ulët në grupin tonë, ka pasur me të vërtetë ecuri impresive nga 15 ndeshjet e fundit, me dy humbje, dy barazime dhe 11 fitore. Kështu që, me të vërtetë është ecuri impresive”, ka deklaruar Hallgrimssoni të enjten pas tërheqjes së shortit.
Foda: Austria është favorite e grupit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se Austria është favorite e Grupit. Ai ka thënë se Kosova synon të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova është në Grupin B3 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.
“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, ka thënë Foda për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Foda më herët ka qenë selektor i Austrisë. E kishte udhëhequr drejt kualifikimit në Evropianin e vitit 2020.
“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luajë kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, ka theksuar Foda.
Kosova në mars, saktësisht më 26 mars luan gjysmëfinalen e plejofit të Kupës së Botës.
Do të përballet në Bratislavë kundër Sllovakisë.
Izraelitët vlerësojnë se janë në grup të balancuar
Te Përfaqësuesja e Izraelit, Grupin B3 të Ligës së Kombeve, ku janë edhe Kosova, Austria dhe Irlanda, e shohin shumë të balancuar.
Kështu ka thënë pas shortit të tërhequr të enjten në Bruksel të Belgjikës.
“Short sfidues me përfaqësuese të shkëlqyera. Për mua, fokusi mbetet tek ekipi im dhe kualitetet që kemi. Besoj fuqishëm në aftësinë tonë për ta arritur ‘Euro 2028’. Liga e Kombeve është një prej rrugëve për të arritur aty dhe do të bëjmë çdo gjë. Pres nga vetja dhe lojtarët që në kampanjën e tretë së bashku të kemi sukses dhe të përmirësohemi aty ku ka nevojë. Dhe mbi të gjitha, shpresoj të kthehemi të luajmë para tifozëve tanë në Izrael që nga shtatori”, ka deklaruar Ran Ben Shimon, përzgjedhësi i Izraelit në futboll.
Përzgjedhësi i Irlandës për ecurinë e Kosovës: Është me të vërtetë impresive
Pas shortit të Ligës së Kombeve të tërhequr në Bruksel të Belgjikës, për Grupin B3 ka folur përzgjedhësi i Irlandës në futboll, Heimir Hallgrimsson.
Përzgjdhësi islandez i Irlandës, grupin ku është edhe Kosova, Austria dhe Izraeli, e ka vlerësuar shumë të fortë.
“Është grup interesant. Do të jetë vështirë për ne, kemi kundërshtarë të fortë. Dhe madje Kosova, që ishte me renditjen më të ulët në grupin tonë, ka pasur me të vërtetë ecuri impresive nga 15 ndeshjet e fundit, me dy humbje, dy barazime dhe 11 fitore. Kështu që, me të vërtetë është ecuri impresive”, ka deklaruar Hallgrimssoni të enjten pas tërheqjes së shortit.
Irlanda luan ndaj Izraelit, i frikësohet diskualifikimit
Irlanda do të luajë ndeshjet kundër Izraelin në Ligën e Kombeve, ndonëse në nëntor të vitit të kaluar
Federata e Futbollit e Irlandës miratoi me shumicë votash mocionin për t’i bërë thirrje UEFA-s të përjashtojë Izraelin nga garat.
Federata e Futbollit e Irlandës në deklaratën pas shortit të tërhequr të enjten në Bruksel, bëri të ditur se do të përballet me Izraelin.
Në Grupin B3 me Irlandën e Izraelin janë edhe Kosova dhe Austria.
Në shtator, pati raportime se UEFA mund të vendos në votim nëse do ta pezullojë Izraelin nga garat.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë pas njoftimit të paqes për luftën në Gaza.
“Janë zhvilluar konsultime me zyrtarët e UEFA-s, federata njeh që rregulloret e UEFA-s përcaktojnë se nëse një federatë refuzon të luajë një ndeshje, atëherë ajo ndeshje do të humbasë dhe mund të merren masa të mëtejshme disiplinore - duke përfshirë edhe diskualifikimin e mundshëm nga gara”, shkruan në komunikatën e Federatës së Futbollit të Irlandës.
Përzgjedhësi i Austrisë flet për përballjen me Kosovën
Përzgjedhësi i Austrisë në futboll, Ralf Rangnick, ka folur për Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku është edhe Kosova.
Përveç Austrisë e Kosovës, në grup janë edhe Izraeli dhe Irlanda.
Përzgjedhësi Rangnick, siç shkruan faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Austrisë, ka folur për selektorin gjerman të Kosovës, Franco Foda, pak para nisjes së shortit. Rangnick e ka vlerësuar lartë Kosovën për të arriturat e vitit të kaluar.
Ai ka theksuar se vëmendja për momentin është te Kupa e Botës, si çdo shtet tjetër i kualifikuar, apo me mundësi kualifikimi.
Me mundësi kualifikimi është edhe Kosova, që do të luajë në plejofin e Botërorit 2026 në muajin mars.
“Ajo që e shoh si pozitive në këtë grup është se nuk kemi luajtur ndaj ndonjërit prej tri kundërshtarëve gjatë periudhës time si përzgjedhës. Ndeshjet në udhëtim mendoj se do të jenë të menaxhueshme. Kosova ende ka mundësi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, që është arritje shumë e madhe. Do të jenë ndeshje interesante dhe emocionuese si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë”, ka deklaruar Rangnick pas shortit. Ai ka komentuar edhe kundërshtarët e tjerë të grupit.
Edicioni 2026/2027 i Ligës së Kombeve do të jetë i lidhur me kualifikimin në Evropianin 2028 në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës. Në bazë të rezultateve në Ligën e Kombeve, disa përfaqësuese do të kenë mundësi shtesë për t’u kualifikuar në Evropianin e atij viti nëpërmjet plejofit.
E kaluara e Kosovës me Izraelin
Kosova ka mësuar të enjten kundërshtarët për edicionin 2026/2027 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Kosova do të jetë në Grupin B të Ligës B së bashku me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën. Ndaj dy të fundit, Kosova nuk ka luajtur asnjëherë. Por me Izraelin, Kosova është përballur dy herë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Kosova ka një fitore dhe një barazim me Izraelin. Në Tel Aviv kishte barazuar 1:1, kurse në Prishtinë e mposhti 1:0.
Ademi për KOHËN: Uroj të jenë në formë gladiatorët tanë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar shortin e tërhequr të enjten në Bruksel. Ai ka thënë se kundërshtarët e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve nuk janë të lehtë.
Kosova është në Grupin B3 të Ligës B me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.
“Nuk ka short apo kundërshtar të lehtë. Secili ekip është kualifikues. Janë si ndeshje eliminatore. Përballja me Austrinë do të jetë eksperiencë, pasi nuk jemi përballur asnjëherë. E kutojmë që janë të fortë. Me Izrealin jemi përballur e njohim, kurse ndaj Irlandës duhet të luftojmë për të fituar”, ka thënë Ademi për KOHËN të enjten.
Ai ka komentuar edhe përballjen e selektorit të Kosovës, Franco Foda me Austrinë, përfaqësuese të cilën e kishte udhëhequr drejt kualifikimit në “Euro 2020”.
“Foda e njeh Austrinë, ka qenë pjesë e tyre dhe e njeh karakterin. Nuk do të jetë e lehtë, por uroj që gladiatorët tanë të jenë në formën më të mirë. Duhet të jemi 100 % në formë. Besoj se mund të bëjmë gjëra të duhura në këtë grup. Por ne nuk kemi nevojë t’i frikësohemi më askujt. E kemi dëshmuar tashmë këtë kundër kundërshtarëve që i kemi pasur”, ka theksuar Ademi.
Megjithatë, Ademi ka theksuar se fokusi është fillimisht te ndeshja me Sllovakinë.
Kosova ndaj Sllovakisë luan më 26 mars. Ndeshja Sllovaki – Kosovë i takon gjysmëfinales për Kupën e Botës 2026. Ndeshja luhet në Bratislavë.
“Sigurisht që mendja është për ndeshjen ndaj Sllovakisë, pastaj janë ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Ademi.
Grupe shumë të forta në Ligën A
Katër grupe shumë të forta janë vendosur në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Grupi më i fortë vlerësohet Grupi 3.
Në Grupin A3 janë Spanja, Kroacia, Anglia dhe Republika e Çekisë.
Grupi 1 përbëhet nga Franca, Italia, Belgjika dhe Turqia.
Në Grupin 2 janë Gjermania, Holanda, Serbia dhe Greqia, kurse në Grupin 4 janë Portugalia, Danimarka, Norvegjia dhe Uellsi.
Portugalia ka dy trofe të fituar në katër edicionet e para të Ligës së Kombeve. Portugezët triumfuan në vitet 2019 dhe 2025. Nga një trofe të Ligës së Kombeve e kanë Spanja në vitin 2023 dhe Franca në vitin 2021.
Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës
Mediumi i fuqishëm “Sky” ka shkruar për përzgjedhësin e Kosovës në futboll, Franco Fodan.
Ky medium, menjëherë pas shortit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve të tërhequr në Bruksel të Belgjikës, e ka përmendur selektorin gjerman duke thënë se do të jetë ritakim me të.
“Sky: Ritakimi me Fodan! Këta janë kundërshtarët e Austrisë në Ligën e Kombeve”, ka qenë titulli i mediumit austriak.

Kosova do të luajë në Grupin 3 të Ligës B me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Xhaka përballet me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
Granit Xhaka nuk do të përballet me Kosovën e as me Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Megjithatë, Xhaka do të ketë tjera përballje me futbollistë shqiptarë.
Në shortin e tërhequr të enjten në Bruksel, Zvicra ra në Grupin B1 të Ligës B të Ligës së Kombeve së bashku me Skocinë, Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut.
Te Maqedonia e Veriut kapiten është shqiptari, Enis Bardhi. Rregullisht ftohen nga pesë futbollistë shqiptarë.
Pra, Xhaka, nuk do të jetë në Prishtinë e Tiranë, por në Shkup kur Maqedonia e Zvicra do të përballen kundër njëra-tjetrës.
Foda përballë përfaqësueses që e kualifikoi në Evropian
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, do të përballet me Austrinë, përfaqësuesen që e ka drejtuar më parë.
Madje, 59-vjeçari Foda ka pasur shumë suksese me austriakët.
Foda e ka kualifikuar Austrinë në Kampionatin Evropian 2020, që u organizua në 11 shtete të ndryshme.
Trajneri gjerman e kishte udhëhequr me sukses Austrinë nga viti 2017 deri në vitin 2022.
Ndërkohë, selektor i Kosovës është prej vitit 2024.
Edhe me Kosovën, Foda ka pasur shumë suksese. E udhëhoqi Kosovën drejt promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe në plejofin e Botërorit 2026. Kosova më 26 mars luan në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë në Bratislavë. Botërori organizohet në këtë verë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.