Futboll

Inzaghi: Parisi duhet të ketë kujdes ndaj Interit

Simeone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka deklaruar të hënën në konferencë për shtyp se Paris Saint-Germaini duhet të jetë i kujdesshëm ndaj skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Finalja e “Championsit” në mes të Interit dhe Parisit luhet më 31 maj nga ora 21:00 në “Allianz Arena”.

Inzaghi pranoi se Interi do të ketë shumë vështirësi për ta mposhtur Parisin. Por iniston se edhe Parisi nuk do ta ketë të lehtë përballjen kundër ekipit të tij.

“Do të përballemi me një kundërshtar të fortë, ashtu siç jemi përballur gjatë katër viteve të fundit në Ligën e Kampionëve. Do të ketë momente të vështira. Ne e respektojmë shumë Paris Saint-Germainin. Parisi ka një trajner dhe lojtarë të shquar dhe të talentuar, por ne kemi të njëjtën ambicie. Paris Saint-Germaini është një ekip i plotë, por ata gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Interit”, shtoi Inzaghi.

Ka raportime se 49-vjeçari Inzaghi pas finales së “Championsit” do të largohet nga Interi. Ai shtoi se pas finales do të ulet me drejtuesit e klubit për ta diskutuar të ardhmen e tij.