Futboll

Interi zgjedh fanella të veçanta për finalen e Championsit

Inter

Interi do të paraqitet me fanellat e treta, ato me ngjyrë ari, në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit të shtunën. 

Finalja luhet në Munih dhe do të jetë ballafaqimi i parë zyrtar mes këtyre dy skuadrave. 
Interi ka luajtur gjashtë herë në finale të Ligës së Kampionëve apo Kupës Evropiane. Për herë të parë ishte paraqitur në vitin 1964. 

Por, në asnjërën prej gjashtë rasteve të mëparshme nuk e ka përdorur për finale fanellën e tretë. 

Parisienët vlerësohen vendës në finale dhe do ta mbajnë veshur fanellën e parë. Për këtë arsye, Interi nuk mund t’i përdorë fanellat e para dhe është dashur ndryshimi. 

Interi i ka fituar dy ndeshjet në Evropë në këtë edicion kur ka luajtur me këto fanella. 

Fitoi 1:0 ndaj Spartës së Pragës dhe 2:0 ndaj Feyenoordit.

Humbja e parë në Champions këtë edicion për Interin ishte ajo në udhëtim te Bayer Leverkuseni, me fanella të bardha. Ndeshja ishte zhvilluar në dhjetor.