Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sot luhet finalja e Ligës së Kampionëve

loja

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit luhet sot nga ora 18:00 në “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë.

PSG-ja, fitues në fuqi i Championsit nga viti i kaluar 5:0 ndaj Interit, synon që ta mbrojë trofeun.

Ndërkohë, Arsenali e synon trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori. 

Arsenali e mbylli fazën e ligës në pozitën e parë me tetë fitore nga po aq ndeshje të luajtura. Rrugës për në finale e eliminoi Bayer Leverkusenin, Sportingun dhe Atletico Madridin. 

PSG-ja ndërkohë ka eliminuar Chelsean, Liverpoolin dhe Bayern Munichun.

Formacionet e mundshme:

Edhe Kë e favorizojnë statistikat, PSG-në apo Arsenalin? Futboll 1 muaj më parë Kë e favorizojnë statistikat, PSG-në apo Arsenalin?

PSG (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, N.Mendes; J.Neves, Vitinha, F.Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

Arsenal (4-2-3-1): Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Rice, Lewis-Skelly; Saka, Odegaard, Trossard; Gyokeres.