Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi nuk lejon befasi, avancon në mesin e tetë më të mirëve

inter

Interi ka bërë vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Në një të tetën e finales skuadra e madhe italiane e eliminoi Feyenoordin holandez.

Të martën mbrëma në “Giuseppe Meazza”, Interi e mposhti Feyenoordin me rezultat 2:1. Ndeshjen e parë skuadra e Simone Inzaghit e kishte fituar 2:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 avancoi në çerekfinale.

Marcus Thuram shënoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e tetë. Jakub Moder ishte i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 42-të.

Ndërkohë golin e fitores për Interin e realizoi Hakan Çalhanoglu në minutën e 51-të. Edhe ai shënoi nga pika e bardhë.

Edhe Interi fiton ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit në Champions Futboll Interi fiton ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit në Champions

Çalhanoglu në minutën e 61-të la vendin në fushë për Kristjan Asllanin. Asllani në minutën e 63-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale.


Çalhanoglu shënon për epërsinë e Interit

Interi po udhëheq 2:1 ndaj Feyenoordit.

Hakan Çalhanoglu shënoi nga penalltia në minutën e 51-të.

Goli


Interi e Feyenoordi po barazojnë pas pjesës së parë

Interi e Feyenoordi po luajnë 1:1 pas pjesës së parë të ndeshjes. 

Ky rezultat e dërgon tutje Interin që në Holandë kishte fituar 2:0.

Edhe Vetëm një pikë për Interin në Torino Futboll Vetëm një pikë për Interin në Torino

Barazon Feyenoordi

Feyenoordi ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Interit.

Për 1:1 shënoi Jakub Moder nga penalltia në minutën e 42-të.


Interi në epërsi të hershme

Interi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Feyenoordit.

Marcus Thuram shënoi në minutën e tetë.

Është kjo ndeshja e kthimit e një të tetës së finales në Champions.

Edhe Interi kalon në finale pas fitores dramatike ndaj Comos Futboll Interi kalon në finale pas fitores dramatike ndaj Comos

Po luhen edhe ndeshjet Liverpool – PSG dhe Bayer Leverkusen – Bayern.

VIDEO: