Pas dy humbjeve rresht në Serie A, Interi, ka shënuar fitore të dielën mbrëma. Interi mposhti në shtëpi skuadrën e Sassuolos me rezultat të ngushtë, 2:1.
Ndeshja Inter – Sassuolo i takoi xhiros së katërt të elitës së futbollit italian.
Federico Dimarco në minutën e 14-të shënoi golin e parë.
Nëntë minuta para fundit, Interi, dyfishoi epërsinë falë autogolit të Tarik Muhameroviqit.
Por Stre minuta më vonë, Walid Cheddira realizoi golin për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi takimi i luajtur të dielën në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Në portë te Sassuolo ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.
Interi është ngritur në vendin e dhjetë me gjashtë pikë.
Sassuolo bie në pozitën e 14-të me tre pikë.