Interi u është kthyer fitoreve pas dy disfatave të njëpasnjëshme të pësuara nga Milani dhe Atletico Madridi.
Interi të dielën në ndeshjen e xhiros së 13-të të Serie A të Italisë, fitoi 2:0 në udhëtim te Pisa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i shënoi të dy golat e fitores.
Për 1:0, kapiteni i Interit shënoi në minutën e 69-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi në minutën e 83-të.
Interi me fitore tani ka 27 pikë dhe është njëri prej kandidatëve për titull kampioni në Itali. Pisa mbetet me dhjetë pikë në vendin e 18-të.