Interi e ka regjistruar edhe fitoren e katërt rresht në Serie A të Italisë dhe po marshon drejt titullit.
“Nerazzurrët” të dielën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 23-të, fituan në udhëtim te Cremonese 2:0.
Lautaro Martinez dhe Piotr Zielinski shënuan në minutën e 16-të dhe të 31-të, për fitoren 18-të të edicionit.
Në fillim të pjesës së dytë, tifozët e Interit shkaktuan incident. Hodhën mjet shpëthyes fare pranë portierit të Cremoneses, Emil Audero. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa të gjithë lojtarët vrapuan drejt Adueros për ta parë nëse gjithçka është në rregull me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteri prin në tabelë me 55 pikë, kurse Cremonese mbetet në vendin e 16-të me 23 pikë.