Futboll

Fitore e thellë e Interit ndaj Cremoneses

FC Inter

Skuadra e Interit ka shënuar fitore të thellë 4:1 të shtunën ndaj Cremoneses. 

Ndeshja i takoi javës së gjashtë të Serie A. 
“Nerazzurrët” shënuan dy gola në pjesën e parë kurse dy të tjerë në pjesën e dytë. 
Lautaro Martinez e realizoi golin e parë në minutën e gjashtë. 
Në minutën e 38-të për 2:0 shënoi Ange-Yoan Bonny. 

Realizatori i golit të tretë ishte Federico Dimarco në minutën e 55-të. 
Dy minuta më pas, mesfushori italian, Nicolo Barella, e shënoi golin e katërt. 

Interit iu anulua edhe një gol i Manuel Akanjit në minutën e 12-të për shkak të pozitës jashtë loje. 
Golin e vetëm për Cremonesen e realizoi Federico Bonazzoli në minutën e 87-të. 

Për Interin ishte fitorja e pestë radhazi në të gjitha garat. 

Interi ka 12 pikë në pjesën e epërme të tabelës. Cremonese renditet në mesin e tabelës me nëntë pikë.