Futboll

Interi i pamëshirshëm për Muriqin e Sassuolon

Inter

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pasur mbrëmje të vështirë.

Të dielën mbrëma, Muriqi ka pranuar plot pesë gola nga lojtarët e Interit.

Sassuolo pësoi thellë, 5:0, nga Interi, në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A.

Yann Aurel Bisseck dhe Marcus Thuram shënuan në pjesën e parë. Ndërkohë Lautaro Martinez, Manuel Akanji dhe Luis Henrique i shënuan golat në pjesën e dytë.

Federico Dimarco asistoi në tre gola parë të Interit.

Sassuolo prej minutës së 54-t luajti me një lojtar më pak në fushë. Interi është lider me 58 pikë. Sassuolo ka 29 pikë në vendin e 11-të.