Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Interi barazon me Napolin, Çalhanoglu humb penallti

Hakan

Hakan Çalhanoglu shënoi gol për Interin në derbin ndaj Napolit. Por ylli turk më pas dështoi të realizojë nga pika e bardhë.

Kështu ndeshja e xhiros së 12-të të Serie A përfundoi 1:1.

Napoli, që ishte mysafir, kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 23-të. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, asistoi për Scott McTominay.

Në minutën e 43-të Çalhanoglu realizoi për 1:1 me asistim të Alessandro Bastonit.

Në minutën e 74-t, Çalhanoglu nuk e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Interi.

Napoli është lider me 26 pikë. Interi është i katërti me 25 pikë, sa i kanë edhe Atalanta, Fiorentina e Lazio. Juventusi është i gjashti me 24 pikë.


Asiston Amir Rrahmani

Edhe McTominay ia siguron një pikë Napolit në derbin ndaj Interit Futboll 6 muaj më parë McTominay ia siguron një pikë Napolit në derbin ndaj Interit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka asistuar në derbin e Italisë kundër Interit. Scott McTominay shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 23-të me asistim të Rrahmanit.

Interi barazoi rezultatin në 1:1 nëpërmjet Hakan Çalhanoglut në minutën e 43-të të ndeshjes që i takon xhiros së 12-të të Serie A.

Pjesa e parë në mes të Interit dhe Napolit përfundoi baras, 1:1.