Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli gabon në garën për titull, mbetet tri pikë prapa Interit

Napoli - Bologna

Ndonëse e mbylli pjesën e parë 1:0, Napoli nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë kundër Bolognas në udhëtim të hënën mbrëma. Bologna dhe Napoli luajtën baras, 1:1, në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të Serie A italiane. Me barazimin ndaj Bolognas, Napoli ka bërë një hap prapa në garën për titull. Mbetet tri pikë prapa liderit, Interit.  

Andre-Frank Zambo Anguissa shënoi golin e epërsisë së Napolit. Ai realizoi në minutën e 18-të për 1:0. Por, Bologna në pjesën e dytë barazoi rezultatin, përkatësisht në minutën e 64-t. Golin e barazimit 1:1 e shënoi Dan Ndoye. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen te Napoli.