Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli humb me gol të minutës së 91-të

Napoli

Napoli e ka humbur ndeshjen nga Bologna të hënën mbrëma me rezultat 3:2. 

Napoli pranoi golin që ia shkaktoi disfatën në shtëpi në minutën e 91-të.

Jonathan Rowe ia siguroi fitoren mysafirëve, ndërsa dy golat tjerë për Bolognan i shënuan Federico Bernardeschi dhe Riccardo Orsolini nga penalltia.

Giovanni Di Lorenzo dhe Alisson Santos shënuan për Napolin.

Amir Rrahmani kompletoi takimin.

Napoli është në vendi ne dytë me 70 pikë, kurse Bologna në vendin e tetë me 52 pikë.