Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllet me barazim superndeshja Napoli – Roma

napoli

Plot gjashtë gola u shënuan në superndeshjen ndaj Napolit dhe Romës. 

Por derbi ndërmjet Napolit dhe Romës në fund u mbyll baras me rezultatin 3:3. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së tetë të Serie A. 

Frank Anguissa e kaloi në epërsi Napolin në minutën e 28-të. 

Napoli e dyfishoi rezultatin në 2:0 në minutën e 48-të me golin që e realizoi Scott McTominay. 

Roma u kthye në lojë duke e ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutën e 70-të. Autor i golit ishte Matias Soule. 

Katër minuta më pas, Leonardo Balerdi e barazoi rezultatin në 2:2. 

Napoli kaloi sërish në epërsi 3:2 në minutën e 83-të me golin që e realizoi McTominay. 

Por ishte sërish Balerdi që shënoi për 3:3 në minutën e 89-të për t’ia siguruar një pikë Romës. 

Roma vazhdon të jetë prej skuadrave që ende nuk di për humbje. Ka pesë fitore dhe tri barazime. E zë vendin e tretë me 18 pikë. 

Napoli është në mesin e tabelës me 11 pikë.