Derbi i madh italian mes Romës dhe Interit ka përfunduar baras 2:2.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së pestë të Serie A.
Edhe pse Roma e përfundoi pjesën e parë me dy gola epërsi, Interi reagoi në pjesën e dytë për të shmangur humbjen.
Mesfushori francez, Manu Kone, i realizoi të dy golat e Romës në pjesën e parë, në minutën e gjashtë dhe të 37-të.
Lautaro Martinez reagoi duke shënuar të dy golat e barazimit për kampionin në fuqi të Italisë, në minutën e 46-të dhe të 79-të.
Për të dy skuadrat ishte barazimi i parë këtë edicion. Kanë edhe nga katër fitore.
Edhe
Roma – Inter, derbi i madh i Serie A
Të dyja skuadrat ende nuk dinë për humbje.
Roma e zë vendin e parë me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe Interi një pozitë më poshtë.