Amir Rrahmani me Napolin të dielën e kanë fituar vetëm një pikë në ndeshjen që i takoi xhiros së pestë të Serie A
Napoli u ndal në barazim 1:1 nga Fiorentina në udhëtim.
Billy Gilmour e kaloi në epërsi Napolin në minutën e 23-të.
Fiorentina i barazoi shifrat në minutën e 51-të me golin që e realizoi Alejandro Jimenez.
Ish-kapiteni i Kosovës, Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te napolitanët.
Për të dy skuadrat ishte barazimi i parë këtë edicion.
Napoli ka edhe dy fitore dhe dy humbje. Është në mesin e tabelës me shtatë pikë.
Fiorentina numëron edhe një fitore dhe tri humbje. Ka katër pikë në pjesën e poshtme të tabelës.