Mesfushori brazilian, Queven Inacio, është larguar nga skuadra e Ballkanit. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën skuadra nga Suhareka në rrjetet sociale.
Ai te Ballkani u transferua në janar të vitit të kaluar nga Shkupi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInacio ka qenë pjesë e rëndësishme e Ballkanit gjatë edicionit 2024/25. Në 33 ndeshjet e zhvilluara, ai realizoi shtatë gola dhe bëri pesë asistime.
“Falënderojmë lojtarin Queven Inacio, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë FC Ballkani. Queven ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Jemi mirënjohës për punën, karakterin dhe profesionalizmin që ka shfaqur gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Ballkani.
26-vjeçari Inacio pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Brazil. Ka luajtur për disa skuadra si Monte Azul, Maringa, Portuguesa, e Guarulhos.