Ndonëse me një lojtarë më shumë në fushë nga minuta e 77-të, Beshiktashi ka pësuar disfatë në shtëpi nga Gaziantepi me rezultat 2:1.
Në ndeshjen e luajtur të hënën mbrëma në kuadër të javës së 27-të të Superligës turke, sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica luajti deri në minutën e 69-të, ndërsa në vend të tij hyri Ernes Muçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeshiktashi kaloi në minutë ne 31-të në epërsi me golin e Ciro Immobiles. Ai realizoi nga penalltia golin e epërsisë 1:0. Gaziantepi barazoi rezultatin në minutën e 61-të. Për 1:1 shënoi Arda Kizildag, ndërsa më pas mbeti me një lojtarë më pak në fushë.
Bruno Viana në minutën e 77-të u ndëshkua me karton të kuq. Por edhe me një lojtarë më pak në fushë, Gaziantepi shënoi golin e fitores në minutën e 87-të.
Beshiktashi mbetet në vendin e katërt me 44 pikë nga 25 ndeshje, kurse Gaziantepi zë vendin e tetë me 35 pikë.