Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Haxha nuk grumbullohet me Kosovën

Florian Haxha

Florian Haxha

Florian Haxha nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji. 

Haxha për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të jetë pjesë e grumbullimit me Kosovën. 
Këtë e bëri të ditur të martën Federata e Futbollit të Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë për shkak të gjendjes shëndetësore”, ka shkruar FFK-ja. 

23-vjeçari Haxha me skuadrën e Motor Lublinit këtë edicion ka zhvilluar tri ndeshje. 

Me Përfaqësuesen e Kosovës ka dy ndeshje të zhvilluara.