Futboll

Zvicra pa Jaquezin ndaj Kosovës

Luca Jaquez

Luca Jaquez nuk do të udhëtojë me Zvicrën në Kosovë. 

Federata e Futbollit e Zvicrës ka bërë të ditur të dielën se Jaquez për shkak të lëndimit të mëhershëm, nuk ka arritur të bëhet gati për ndeshjen kundër Kosovës në Prishtinë.

Ndeshja Kosova – Zvicra luhet të martën nga ora 20:45. 

Është ndeshja e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.