Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu nuk do të paraqiten për Kosovën ndaj Zvicrës sonte në “Fadil Vonrri”.
Të dy futbollistët nuk figurojnë në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj helvetikëve.
Hajdari e Avdullahu janë pushuar për shkak të rrezikut të suspendinit me kartonë të verdhë.
Pikërisht Avdullahu e Hajdari patën nxitur debat me vendimin e tyre për t’u paraqitur te Kosova dhe jo te Zvicra.
Avdullahu pati debutuar për Kosovën në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, ndërsa Hajdari nuk pati luajtur.
Ndeshja Kosovë - Zvicër është e paraparë të zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas kapitenit, Kosovës i lëndohet edhe lideri i mesfushës
-
Presidenti i federatës së Zvicrës flet për largimin e Avdullahut e Hajdarit
-
Kosova po e mban stërvitjen e parë, i pranishëm edhe Avdullahu
-
Në Federatën e Zvicrës flasin sërish për Avdullahun e Hajdarin
-
Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit