Mesfushori Leon Avdullahu nuk u paraqit për Kosovën në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Zvicrës në “Fadil Vonrri”.
Avdullau u la me qëllim jashtë ekipit nga seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, për shkak të rrezikut të suspendimit me karton të verdhë për ndeshjen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Avdullahu nuk do të paraqitet as në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues ndaj Sllovakisë më 26 mars në Bratislavë.
Mesfushori i Hoffenheimit, Avdullahu, do t’i mungojë Kosovës për shkak të lëndimit të pësuar të enjten.
Lajmin për lëndimin e Avdullahut e ka bërë të ditur të enjten trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer në konferencën për media para ndeshjes kundër Leipzigut të premten në kuadër të Bundesligës.
“Fatkeqësisht duhet të njoftojmë mungesën e një lojtari kyç. Leon Avdullahu nuk do të jetë i disponueshëm për ne për disa javë”, tha Ilzer. Mungesa për disa javë nënkupton edhe mungesën e tij për ndeshjen ndaj Sllovakisë që luhet javën e ardhshme.
Avdullahu 22-vjeçar për Kosovën debutoi në shtator të vitit të kaluar në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Zvicrës. Ka luajtur pesë ndeshje për “Dardanët”.
Deri në fund të këtij edicioni në Bundesligë kanë mbetur edhe tetë xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa te Hoffenheimi kanë shpresë se Avdullahu do të kthehet për ndeshjet e fundit.
“Unë supozoj se ai do të jetë përsëri në dispozicionin tim këtë sezon”, tha Ilzer.
Për ndeshjen ndaj Leipzigut, boshllëkun e Avdullahut në qendër të mesfushës pritet ta zërë futbollisti tjetër i Kosovës, Albian Hajdari.
Hajdari po ashtu pushoi në ndeshjen ndaj Zvicrës, ndërsa kthehet kundër Sllovakisë.
Do të jetë lider i mbrojtjes pas mungesës së madhe të kapitenit Amir Rrahmani.
Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani, muajin e kaluar pësoi lëndim, ndërsa kthimi i tij parashihet të ndodhë në maj të këtij viti.
Listën pa dy shtyllat e përfaqësueses, Avdullahun e Rrahmanin, seleksionuesi Foda do ta bëjë publike të premten.
Është lista më e rëndësishme ndonjëherë.
Kosova nis grumbullimin më 23 mars për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Nëse fiton ndaj sllovakëve, Kosova ndeshjen finale të plejofit e luan më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Turqisë ose Rumanisë.
Kualifikimi në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të ishte historike për Kosovën.