Trajneri Besnik Hasi ka thënë se Anderlechti duhet të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Konferencës.
Por ai ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes kundër Sheriff Tiraspolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi nga Moldavia është kundërshtari i Anderlechtit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshjen e parë kundër Sheriff Tiraspolit, Anderlechti e luan në shtëpi të enjten nga ora 20:00.
Ndeshja kthyese është pas një jave në Moldavi.
“Është e vështirë të luash kundër tyre. Ata kanë përvojë në Evropë, sepse luajnë çdo vit dhe luajnë ndryshe nga garat e tyre shtetërore. Ne duhet të përqendrohemi si do të luajmë. Ne duam dhe duhet të jemi në Evropë”, ka thënë Hasi të mërkurën në konferencë për media.
Andelechti vazhdoi garën në Ligën e Konferencës pas eliminimit në Ligën e Evropës nga Hackeni suedez.