Klubi i madh belg i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi, e ka fituar thellë ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Anderlechti të enjten në shtëpi mposhti Sheriff Tiraspolin me rezultat 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i drejtuar nga Hasi një gol shënoi në pjesën e parë, ndërsa dy gola në pjesën e dytë për ta fituar takimin e parë me rezultat 3:0.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Moldavi.
Ndërkohë fitore të thellë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ka shënuar edhe Sparta Praga.
Ekipi çek, pjesë e të cilit janë edhe Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi mposhti 4:1 Ararat-Armenian e Armenisë.
Rrahmani u aktivizua në minutën e 62-të, kurse Krasniqi mbeti në bankën e rezervistëve.
Ndeshja u zhvillua në Pragë.