Futboll

Guirassy shënon dy gola, Dortmundi nuk lejon befasi

Borussia Dortmund

Borussia Dortmundi nuk ka lejuar befasi në xhiron e pestë të Championsit.

Skuadra gjermane fitoi në shtëpi me rezultatin 4:0 ndaj Villarrealit spanjoll.

Serhou Guirassy ishte vendimtar te skuadra e verdhë gjermane. Ai shënoi për 1:0 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dhe për 2:0 në minutën e 54-t.

Gol tjetër për Dortmundin shënoi Karim Adeyemi në minutën e 58-të. Fare në fund, në minutën e pestë shtesë, Daniel Svensson shënoi për 4:0. Madje skuadra gjermane humbi edhe penallti.
Dortmundi e shënoi fitoren e tretë. Me dhjetë pikë është në vendin e katërt. Villarreali mbetet me një pikë.