Borussia Dortmundi ka shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon plejofit të fazës nokaut në Champions.
Është ndeshja e parë, ndërsa nisi me vonesë prej 15 minutave. Dortmundi u vonua gjatë udhëtimit për në stadium. Por jo edhe për realizimin e golit të parë.
Golin e epërsisë 1:0 ndaj Atalantas e shënoi në minutën e tretë nëpërmjet Serhou Guirassyt, kurse për 2:0 gol realizoi Maximilian Beier në minutën e 42-të.
Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 40-të.