Brightoni nuk ka lejuar befasi. Të mërkurën mbrëma mposhti thellë Oxford Unitedin me rezultat 6:0.
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, shënoi golin e dytë në minutën e 20-të, ndërsa asistoi për golin e parë të shënuar në minutën e 13-të.
Katër golat e tjerë, Brightoni i shënoi në pjesën e dytë.
Mesfushori Gruda kompletoi takimin e luajtur të mërkurën, në kuadër të Kupës së Ligës angleze.