Aston Villa e ka fituar 4:3 ndeshjen dramatike ndaj Brightonit në udhëtim.
Te Brightoni deri në minutën e 77-të luajti Brajan Gruda.
Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma, ndërsa i takoi xhiros së 14-të të Premier Leagues.
Ollie Watkins me dy gola dhe Amadou Onana e Donyell Malen me nga një tjetër, ia siguruan pikët e plota mysafirëve.
Për Brightonin dy gola i shënoi Jan Paul van Hecke, ndërsa një tjetër ishte autogol i Pau Torresit.
Aston Villa me fitore mbetet në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Brightoni tani ka 22 pikë.