Gjilani i drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani, ka shënuar fitore të thellë ndaj Fushë Kosovës, në duelin e dy skuadrave që po luftojnë për mbetje në elitë.
Gjilani të shtunën në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës, fitoi me rezultatin 4:0. Ishte fitorja e parë pas dy barazimeve të njëpasnjëshme për gjilanasit, ndërsa Fushë Kosova e pësoi humbjen e dytë rresht.
Marko Roganoviq me supergol në minutën e 52-të e hapi serinë e golave në këtë ballafaqim, i cili u luajt në terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Tetë minuta më vonë, Oltion Bilalli nga një kënd i vështirë e dyfishoi epërsinë.
Ndërkohë, Senad Jaroviq, sulmuesi shtatlartë, i shënoi dy golat e fundit.
Jaroviq realizoi në minutën e 68-të dhe të 74-t.
Edhe
Gjilani fiton me shumë vështirësi ndaj Prishtinës së Re
Gjilani pas 27 ndeshjeve ka 30 pikë dhe vazhdon garën për mbijetesë në edicionin aktual.
Fushë Kosova mbetet me 20 pikë në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit.