Gjilani ka fituar me shumë vështirësi ndaj Prishtinës së Re të shtunën në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshjen e zhvilluar në terrenin sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Gjilani e fitoi me rikthim të rezultatit 2:1.
Cheick Doukoure e kaloi Prishtinën e Re në epërsi 1:0 në minutën e tretë.
Rikthimi i Gjilanit nisi me golin e bukur të Robert Rrahmanit në minutën e 39-të. Pas penalltisë së fituar ku vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë, Senad Jaroviq më pas shënoi për 2:1, katër minuta para fundit. Golin e 13-të të sezonit, Jaroviq e shënoi nga penalltia.
Gjilani tani i ka 42 pikë në vendin e tretë. Prishtina e Re e fundit mbetet me 24 pikë.