Gazeta e madhe italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ka analizuar humbjen turpëruese, 6:2, të Napolit nga PSV të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions. Në analizën e gazetës italiane shkruan ndër të tjera se mungesa e Amir Rrahmanit në mbrojtje është vërejtur si asnjëherë më parë.
“Mbrojtësi kosovar Rrahmani është një gjigant krahasuar me mbrojtësit titullarë, veçanërisht duke pasur parasysh gabimet e Buongiornos dhe Beukemas. Rrahmani, Lobotka dhe Hojlund formojnë boshtin e ekipit. Nëse do të ishin në fushë, nuk do të kishte përfunduar kështu”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Napoli ka optimizëm për kthim të shpejtë të mbrojtësit.
Rrahmani mund të kthehet në formacionin titullar të Antonio Contes për ndeshjen ndaj Interit.
Ndeshja Napoli – Inter luhet të shtunën.
Rrahmani u lëndua gjatë grumbullimit me Kosovën në shtator.