Me kapitenin e Kosovës në fushë, Amir Rrahmanin, Napoli pranon më pak gola dhe mban më shpesh portën e paprekur. Mungesa e tij ndryshon çdo gjë.
Ky është titulli i mediumit të afërm me skuadrën e Napolit, “Calcionapoli1926.it”, që është bazuar në statistikat e mediumit tjetër të njohur italian “Tuttosport”, për qendërmbrojtësin kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo32-vjeçari Rrahmani vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin që udhëhiqet nga trajneri Antonio Conte.
Me të në fushë, Napoli ka pranuar vetëm 16 gola në 23 ndeshje, duke e mbajtur portën e paprekur në 13 raste, apo 56 për qind të ndeshjeve.
Kjo flet për nivelin e lartë të sigurisë që Napoli e ka me Rrahmanin të pranishëm në mbrojtje.
Pa Rrahmanin, Napoli ka pranuar 34 gola, ndërsa vetëm në tri ndeshje nuk ka pranuar gol, që është 13 për qind e ndeshjeve.
“Prania e tij në fushë është vendimtare për organizimin e mbrojtjes, duke e bërë atë pjesë të rëndësishme të ekipit të Napolit, i aftë për të garantuar siguri, balancim dhe kontinuitet në një pozitë kyçe”, ka shkruar “Calcionapoli1926.it” të premten.
Amir Rrahmani në edicionin aktual është përballur me disa lëndime muskulore që e kanë lënë jashtë fushës për kohë të gjatë. Ai i ka zhvilluar 23 ndeshje në edicionin aktual, derisa ka kontribuuar edhe me një gol e një asistim.