Futboll

Gazetari i “SkySportit” në Gjermani: Barça po e monitoron Asllanin

Fisnik Asllani

Barcelona po e monitoron sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin, ka raportuar të enjten në mbrëmje gazetari i “SkySportit” në Gjermani, Florian .

Siç ka shkruar Plettenberg në X, 23-vjeçari ka klauzolë te klubi i tij aktual Hoffenheim për verën e ardhshme.

“Barcelona është e njoftuar”, ka shkruar ai.

Madje siç ka shkruar Plettenberg, “kalimi në një top-klub evropian është tërësisht i planifikuar dhe klubi i ardhshëm i Asllanit pritet të garojë në Ligën e Kampionëve”.

“Klubi im i ëndrrave gjithmonë ka qenë Barcelona. Gjithmonë kam dashur të luaj aty”, i ka thënë Asllani ditë më parë “Sport Bildit”.

Në edicionin aktual, Asllani ka pasur gjashtë paraqitje në Bundesligë. Ka realizuar katër gola dhe ka asistuar një herë. Ndërkaq ditë më parë realizoi golin historik në fitoren e Kosovës si mysafire e Suedisë për ta afruar te shansi i madh për kualifikim në plejof për kualifikim në Botërorin e vitit 2026. Te Kosova në këto kualifikime ka realizuar një gol në tri paraqitje.