Interesimit të Barcelonës për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, i janë bashkuar edhe tri skuadra tjera elitare të Anglisë, Aston Villa, Chelsea dhe Tottenhami.
Kështu ka njoftuar të enjten mediumi “TBR Football”.
23-vjeçari që aktualisht është futbollist i Hoffenheimit në Bundesligën gjermane, shkëlqeu në edicionin e kaluar si i huazuar tek Elversbergu me 18 gola në 33 ndeshje.
Të njëjtën formë e ka vazhduar edhe me Hoffenheimin në Bundesligë, në sezonin e ri.
Asllani ka realizuar katër gola në shtatë ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka dy gola të shënuar për Kosovën në dhjetë paraqitje, një në miqësoren ndaj Komoreve dhe një tjetër ndaj Suedisë në fitoren 1:0 në Goteborg. Dueli ndaj Suedisë ishte për kualifikim në Kupën e Botës 2026.