Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani flet për interesimin e Barcelonës

Fisnik Asllani

Te Hoffenheimi nuk janë të befasuar me interesimin e Barcelonës për Fisnik Asllani.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Bundesligë, ndërsa të shtunën shënoi supergol.

Drejtori sportiv Andreas Schicker ka thënë se interesimi nga klubet e mëdha është i pritur “pasi Asllani është zhvilluar shumë, shumë mirë”.

Schicker ka thënë se klubi nuk u del në rrugë talenteve të reja, por hap dyert për hapin tutje në karrierë. Por natyrisht Hoffenheimi do të përfitojë shumë nga shitja eventuale e Asllanit në verë.

Klauzola për lirimin e tij më nuk është sekret.

Edhe Kicker: Interesim nga Barcelona, largimi i Asllanit po afrohet Futboll Kicker: Interesim nga Barcelona, largimi i Asllanit po afrohet

Asllani po ashtu është pyetur për interesimin e Barcelonës, klub i ëndrrave të tij.

“Më lejoni të luaj futbollin tim dhe do të flasim në fund të edicionit”, ka thënë Asllani, duke konfirmuar se ka plane të mëdha me Hoffenheimin.