Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gattuso, trajner i Hajdukut të Splitit

Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso

Ish-futbollisti i njohur italian, Gennaro Gattuso, të mërkurën është emëruar trajner i klubit me nam nga Kroacia, Hajdukut të Splitit. 

Gattuso ka firmosur për dy vjet me skuadrën “e bardhë”, ndërsa në Split do të jetë prej javës së ardhshme. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gatusso është emër i njohur i futbollit evropian, sidomos për karrierën si lojtar. 

Ka fituar gjithë trofetë e mundshëm me Milanin e Italinë. 

Shquhej për stilin e veçantë të lojës, përkatësisht për luftën në fushë. 

Si trajner, 46-vjeçari ka drejtuar skuadra si Sioni, Palermo, OFI Crete, Pisa, Milan, Napoli, Fiorentina, Valencia e Marseille. 

Tani është te Hajduku, klubi që ka shumë tifozë edhe në Kosovë.