Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray, kampion për herë të 26-të

galatasaray

Galatasaray ka fituar titullin e 26-të të kampionit në Superligën e Turqisë në futboll.

Galata mposhti Antalyasporin të shtunën dhe me fitoren e 24-t sezonale siguroi titullin e kampionit. Deri në fund ka mbetur edhe një xhiro, por Galata tani ka katër pikë më shumë se Fenerbahçe dhe matematikisht nuk mund ta lëshojë pozitën e parë.

Me titullin e 26-të, Galata vulos vendin e parë me më së shumti trofe në histori të futbollit turk.

Në Turqi, dominojnë Galatasaray, Fenerbahçe e Beshiktash. Galata sivjet mbërriti edhe në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.