Galatasaray e ka nisur me barazim mbrojtjen e titullit.
Galata të premten mbrëma në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Superligën e Turqisë barazoi në shtëpi 2:2 me skuadrën Çorum.
Victor Osimhen i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 54-t.
Mysafirët reaguan shpejt duke i barazuar shifrat pesë minuta më pas me golin që e realizoi Alexandros Kyziridis.
Jesus Andres Ramirez Diaz e kaloi në epërsi 2:1 skuadrën Çorum në minutën e 61-të.
Edhe
Bardhi asiston në fitoren ndaj Galatasarayt
Ishte Osimhen që realizoi sërish për ta barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 90-të.
Skuadra Çorum nga minuta e 70-të luajti me një futbollist më pak në fushë.