Kampioni i Izraelit, Maccabi Tel Aviv, dhe kampioni i Qipros, Pafos, janë përballur të mërkurën mbrëma në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Championsit.
Ndeshja u zhvillua në Baçka Topola të Serbisë, ku Maccabi po i organizon ndeshjet si vendas.
Pafosi fitoi 1:0 dhe avancoi tutje. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1.
Gjatë ndeshjes tifozët qipriotë kanë bërë thirrje fyese ndaj Kosovës. Ndërkohë shikuesit tjetër, që sipas mediave serbe ishin përkrahës të Maccabit, kanë duartrokitur.
“Tifozët qipriotë në një moment kanë thirrur: ‘Kosova është Serbi’. Kjo u mirëprit nga tifozët e Maccabit, që duartrokitën”, shkruan “maxbetsport.rs”.
Artikuj të ngjashëm
-
Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael - Kosovë
-
Shfaqet flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”
-
Rashica luan një pjesë ndaj Maccabi Tel Avivit
-
Akuza ndaj huliganëve qipriotë që shfaqën pankartën fyese ndaj Kosovës
-
Zhvillime të reja rreth ndeshjeve në grupin e Kosovës