Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollisti i Gjilanit ka gjakderdhje të brendshme në kokë

Momenti kur portieri i Malishevës përplaset me Bilallin

Momenti kur portieri i Malishevës përplaset me Bilallin

Drejtori i klubit Gjilani, Syart Rrahmani, ka folur për gjendjen e Oltion Bilallit. Ai ka thënë se Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë.

Drejtori Rrahmani të martën për KOHËN ka theksuar se, pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, Bilalli është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në bazë të informatave që kemi marrë, Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë. Oltionin e kanë nisur për në QKUK në Prishtinë. Edhe ne tash do të nisemi drejt Prishtinës”, ka thënë Rrahmani për KOHËN.

Bilalli u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës. Gjatë një dueli ai u godit nga portieri i Malishevës, Ilir Avdyli.