Futboll

Barazojnë Gjilani e Malisheva, ndeshja mbetet në hije të lëndimit serioz të Bilallit

Momenti kur portieri i Malishevës përplaset me Bilallin

Momenti kur portieri i Malishevës përplaset me Bilallin

(E përditësuar 17:13) - Një incident i rëndë ka lënë në hije rezultatin e ndeshjes mes Gjilanit dhe Malishevës, të zhvilluar të martën pasdite në Gjilan.

Në minutat e fundit të ndeshjes Oltion Bilalli i Gjilanit u lëndua rëndë. Gjatë një dueli ai u godit nga portieri i Malishevës.

Bilallit iu dha ndihma e parë në fushë për shumë minuta, ndërsa më pas u largua me autoambulancë.

Ndeshja vazhdoi vetëm pas 15 minutave ndërprerje, ndërsa ka pasur reagime të tifozëve për vazhdimin e saj. Rezultati nuk ndryshoi dhe të dy skuadrat morën nga një pikë.

Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.

Malisheva mbetet e treta me 49 pikë, ndërsa Gjilani i ka 46 pikë në pozitën e pestë.


Vazhdon ndeshja në Gjilan

(E përditësuar 17:02) - Ka vazhduar ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit. Ndeshja ishte ndërprerë për më shumë se 15 minuta për shkak të lëndimit serioz të Oltion Bilallit të Gjilanit. Ai u lëndua në një përplasje nga portieri i Malishevës.

Bilalli u largua me autoambulancë.


Lëndim i rëndë për sulmuesin e Gjilanit, ndërpritet ndeshja

(E përditësuar 16:55) - Sulmuesi i Gjilanit, Oltion Bilalli ka pësuar lëndim të rëndë gjatë një përplasje me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.

Bilalli është larguar nga fusha me autoambulancë, pasi i është dhënë ndihma mjekësore në fushën e lojës për shumë minuta.

Momenti kur portieri i Malishevës përplaset me Bilallin

Pa gola pjesa e parë

(E përditësuar 15:48) - Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Malisheva. 

Mysafirët nga minuta e 25-të mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi sulmuesi Fatjon Bunjaku u ndëshkua direkt me karton të kuq. 

Kjo ndeshje i takon javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Bunjaku ndëshkohet me të kuq, Malisheva mbetet me një futbollist më pak

Skuadra e Malishevës ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në ndeshjen që po e zhvillon ndaj Gjilanit. 

Sulmuesi Fatjon Bunjaku u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 25-të. 

Ndeshja Gjilani – Malisheva i takon javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.