Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, është në gjendje stabile aktualisht, ndonëse ende është në mjekim intensiv, ka njoftuar QKUK-ja.
“Njëherë për një herë është në gjendje stabile”, ka thënë shkurtimisht për KOHËN drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari pësoi gjakderdhje të brendshme në kokë në ndeshjen ndaj Malishevës. Në minutat e fundit të takimit, Bilalli u godit në një dul me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.
Klubi gjilanas dhe Federata e Futbollit të Kosovës dje dolën me njoftim, ku thanë se futbollisti është jashtë rrezikut për jetë dhe do të jetë në mbikëqyrjen e mjekëve.